Grupi i hakerëve “Anonymous” ka thënë se zyrtarisht është në luftë kundër qeverisë ruse, raporton gazeta “The Guardian”.
Deklarata përmes një postimi në Twitter erdhi kur disa uebfaqe qeveritare ruse si ajo e Kremlinit dhe e Dumës si dhe uebfaqja e RT-së, medium i përkrahur nga shteti rus, u goditën nga sulmet kibernetike.
The Anonymous collective is officially in cyber war against the Russian government. #Anonymous #Ukraine— Anonymous (@YourAnonOne) February 24, 2022
Përmes një postimi tjetër në Twitter, grupi i hakerëve, cak i të cilit në të kaluarën kanë qenë edhe CIA dhe ISIS-i, shtoi se edhe entitetet e sektorit privat do të preken.
#Anonymous is currently involved in operations against the Russian Federation. Our operations are targeting the Russian government. There is an inevitability that the private sector will most likely be affected too. While this account cannot claim to speak for the whole (con)— Anonymous (@YourAnonNews) February 24, 2022