I vazhdohet paraburgimi 6 sirianëve që qëlluan me armë policët shqiptar në kufi me Kosovën

I vazhdohet paraburgimi 6 sirianëve që qëlluan me armë policët shqiptar në kufi me Kosovën

Gjashtë shtetasit sirianë të cilët qëlluan ndaj efektivëve të policisë dhe tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin Kosovë-Shqipëri janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Kukësit.

Sirianë akuzohen për vrasje të punonjesve të policise e mbetur në tentative, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshem të kufirit.

Përplasja me armë ndodhi në daten 26 maj 2023 pas tentativës për kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë. Në aksionin e përbashkët mes policisë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë.

Pasi janë përballur me policinë dhe nuk kanë mundur të kalojnë drejt Kosovës, ata janë kthyer nga efektivët shqiptarë dhe i kanë qëlluar me armë.

Related Articles