Një autosallon është përfshirë nga zjarri në Vushtrri, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas policisë, aty janë djegur gjashtë vetura tërësisht dhe disa janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri.
Sipas ankuesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturave.
Të lënduar nuk ka, kurse rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE/Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. / Gazeta Enigma.