I zgjatet mandati EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë

I zgjatet mandati EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht rezolutën në të cilën i vazhdohet mandati i EUFOR-it, ndërsa në të nuk përmendet përfaqësuesi i lartë, raporton “B92”, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Linda Thomas Greenfeld, tha se SHBA-ja pajtohet me raportin e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për deklaratat e Millorad Dodikut në lidhje me Kushteturën e re të Republika Srpskas. Vendi ka nevojë për reforma zgjedhore dhe kushtetuese për të vazhduar rrugën e tij përmes BE-së. Tash është koha e duhur për të ndryshuar Ligjin e Zgjedhjeve, për të parandaluar korrupsionin, i cili është anti-demokratik dhe cenon stabilitetin e shtetit. Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës meritojnë më të mirë se përfaqësuesit e tyre në qeveri”, ka thënë Greenfeld.

Përfaqësuesi i BE-së në Këshillin e Sigurimit ka thënë se bllokada e fundit e institucioneve shtetërore në Bosnjë-Hercegovinë është e papranueshme./Gazeta “Enigma”/

Related Articles