Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak orë para eventit ka njoftuar se nuk do të mund të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton Gazeta Enigma.
Në një postim në rrjetin social Facebook ai ka shprehur keqardhje për mospjesëmarrje, derisa ish-drejtuesve të shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po mbahen në Hagë, iu është referuar si “pengjet e UÇK-së”.
“I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, ka shkruar Rama, në postimin në të cilin ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga vizita të cilën e zhvilloi të hënën në Kosovë.
