Ia mori 2 euro nën kërcënimin e thikës të miturit, arrestohet i dyshuari

Ia mori 2 euro nën kërcënimin e thikës të miturit, arrestohet i dyshuari

Policia ka njoftuar se në fshatin Miradi të Ulët të Fushë Kosovës një të mituri nën kërcënimin e thikës një person ia ka marrë 2 euro.

Babai i të miturit e ka raportuar rastin, teksa ka theksuar se rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët.

“Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 07.05.2025 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët. I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma.

Related Articles