Ibra: “Ua dëshmova të gjithëve se mosha s’ka rëndësi”

Ibra: “Ua dëshmova të gjithëve se mosha s’ka rëndësi”

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2022. Pas rinovimit ai tha se ua ka dëshmuar të gjithëve se në futboll, mosha ka fare pak, mbase aspak rëndësi.

39-vjeçari do të thotë që do të jetë aktiv dhe pjesë e Milanit edhe pas të 40-tave.

“Do të jetë diçka pozitive, edhe pse dyshuan para se të arrija”, tha Ibra për MilanTV. “ua kam dëshmuar se mosha s’ka aspak rëndësi. Është e gjitha rreth mentalitetit. Gjithmonë tentoj të përmirësohem dhe të jap më të mirën. Dua vetëm të ndihem mirë fizikisht dhe të bëjë gjërat që e di si t’i bëjë”.

Ibrahimovic, që ka vuajtur me dëmtime këtë sezon, ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje dhe po lufton me kohën për të qenë gati për ndeshjen e së hënës me Lazion.

Related Articles