Ibrahimi: Komunat nuk po mund t’i zbatojnë projektet e tyre për shkak të ngritjes së çmimeve

Ibrahimi: Komunat nuk po mund t’i zbatojnë projektet e tyre për shkak të ngritjes së çmimeve

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se me ngritjen e çmimeve komunat nuk po munden t’i zbatojnë projektet e tyre.

Sipas tij, niveli qendror as me rishikim buxhetor nuk e ka paraparë mbulimin e financave përkatëse për kontratat kolektive.

“Nga niveli qëndror presim, kemi pritur zgjidhje adekuate, por kemi vërejt që nuk ka vullnet. Paramendoni javën e kaluar është miratuar rishikimi i buxhetit për Republikën e Kosovës në Parlament dhe paramendone nuk ia kanë dhënë mundësinë komunave të bëjnë rishikimin e buxhetit të tyre. As me rishikim buxhetor nuk e kanë paraprë mbulimin e financave përkatëse për kontrata kolektive, e edhe më keq komunat tash me ngritjen e çmimeve nuk po mund të zbatojnë edhe shumë projekte sepse buxhetet komunale miratohen në fund të shtatorit. Dmth për këtë vit buxheti i komunës është miratuar në shtatorin e vitit të kaluar dhe tash kemi edhe inflacion, por kemi edhe ngritje të çmimeve”, tha ai në teve1.

Related Articles