Klubi i Serie A zyrtarizon ndarjen e rrugëve me trajnerin e njohur

Klubi i Serie A zyrtarizon ndarjen e rrugëve me trajnerin e njohur

Spezia dhe Thiago Motta kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre, me palët që janë ndarë pas sezonit që u mbyll.



Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku komunikohet se palët kanë arritur me marrëveshje të prihin kontratën mes tyre.

“Spezia komunikon se ka arritur një marrëveshje për të prishur kontratën në mënyrë konsensuale me trajnerin Thiago Motta dhe stafin e tij teknik. Një falenderim nga klubi shkon për të gjitha ata për rezultatet e arritura”, shkruhej në postimin e Spezias.

Thiago Motta mori drejtimin e Spezias në fillimin e sezonit të kaluar, ndërsa arriti objektivin për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Për largimin e tij u përfol edhe gjatë muajve dhjetor-janar të sezonit të kaluar, por paraqitjet e mira bënë që drejtuesit të ndryshonin mendim.

Related Articles