Ujësjellësi KRU “Prishtina” ka njoftuar se është identifikuar vatra prej ku kishte depërtuar uji nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes në rrugën “Avdyl Henci”.
Kjo pas vizitës së ekipit të drejtorisë teknike të kompanisë së ujësjellësit së bashku me IKSHPK-në dhe departamentin për kualitetin e ujit – laboratorin e KRU “Prishtina”, në shoqërimin e stafit të NJOU Fushë Kosovë.
“Vatra prej ku është vërtetuar se uji ka hyrë nga pusi privat në sistemin e shpërndarjes gjendet në rrugën “Abdyl Henci”/ rrugica “Ara e Madhe” në fshatin Henc”, thuhet në njoftim.
Arsyeja e problemit në njoftim thuhet se për fat të keq është si pasojë e mos kujdesit të banorëve në instalime jo adekuate të sistemeve të tyre private, ku ka raste të paraqiten rreziqe të tilla.
Falë intervenimit të shpejt dhe shumë professional të KRU “Prishtina” nën monitorimin e IKSHPK – sektori i ujit për pije, është arritur që të lokalizohet shpejt dhe të zgjedhet ky problem. /Gazeta Enigma/.