Idrizi: Humbëm nga gabimet tona

Idrizi: Humbëm nga gabimet tona


Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se kanë humbur nga gabimet e tyre kundër Gjilanit.

89-shi humbi 5:1 nga Gjilani në Mitrovicë të mërkurën për t’u eliminuar në Kupë.

“Humbëm nga gabimet tona. Kemi bërë katër gabime dhe kur bën gabime kundër një Gjilani, pëson debakël të tillë. U munduam të krijojmë raste të cilat në fakt nuk na munguan, por nuk ia dolëm t’i konkretizojmë. Është e vështirë kjo gjendje, pro duhet të ecim para për të dalë nga kjo krizë”, ka thënë Idrizi.

Related Articles