Para disa ditëve vendin tonë e pati përfshirë një stuhi e madhe që u shoqërua edhe me shkarkime rrufesh.
Shi e shkarkime rrufesh u paralajmërua se do të ketë deri të premten.
Kështu tha në Info Magazine në Klan Kosova, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Një periudhë afërsisht shtatë apo tetë ditë do të kemi vetëm rreze dielli dhe temperatura deri në 32 apo 33 gradë Celsius”, tha Aliu.
Javë më parë reshjet e mëdha të shiut shkaktuan vërshime në Pejë, ku pati dhe viktima.
Si pasojë vdiqën edhe dy persona, nëna dhe djali i saj pesëvjeçar.