Malishevë: Arrestohet i dyshuari që bashkëjetoi me 14-vjeçaren

Malishevë: Arrestohet i dyshuari që bashkëjetoi me 14-vjeçaren

Në Malishevë, një person i moshës madhore raportohet se kishte nisur bashkëjetesën me një vajzë 14 vjeçare.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka identifikuar të dyshuarin 22-vjeçar, por i njëjti nuk është kapur deri më sot, kur është siguruar prezenca e tij.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast e ka pranuar se ka jetuar me të miturën, por të cilën nuk e ka detyruar.

Sinjali mëson se në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar babai i vajzë, i cili ka deklaruar se e bija është martuar pa pëlqimin e tij.

Po ashtu, në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë sociale, është intervisutar edhe 14-vjeçarja e cila ka pohuar se përkundër kundërshtimit të prindërve të saj, ajo është martuar dhe ka vendosur që të bashkëjetojë me 22-vjeçarin.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Related Articles