Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi numri i rasteve me të infektuar po rritet çdo ditë e më shumë.
Në apelin e IKSHPK-së thuhet se personat e pavaksinuar janë brenga më e madhe e tyre.
“Delta varianti po vazhdon të hënon përhapet me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!
Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.