IKSHPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë

IKSHPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se duhet parandaluar sëmundjet që barten me ujë.

IKSHPK në komunikatë thotë se “Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin”.

“Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim.

Më tej, IKSHPK pohon se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujëUji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, July 22, 2021

Related Articles