Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë sërish thirrje për vaksinim.
IKSHPK ka theksuar se varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet.
“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 562 raste të reja.