“Sërish së bashku” – Neymar i lumtur që po ribashkohet me Messin

“Sërish së bashku” – Neymar i lumtur që po ribashkohet me Messin

Neymar ka bërë një postim në Instastory, në llogarinë e tij në Instagram.

Ylli argjentinas tashmë është rrugës për në parim, aty ku do ta kompletojë kalimin te Paris Saint-Germain.

Lojtari 34-vjeçar do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

Neymar ka bërë një postim në Instastory, duke shkruar: “Sërish së bashku”.

Braziliani vitet e fundit kishte tentuar të rikthehej te Barcelona, duke kërkuar që të luante sërish me Messin.

Mirëpo, tani argjentinasi po shkon te PSG, e ku do të luajë me Neymarin, por ashtu edhe me Kyalian Mbappen, duke ndërtuar një treshe të frikshme në sulm.

Related Articles