IKSHPK thirrje për vaksinim: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe rastet po rriten

IKSHPK thirrje për vaksinim: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe rastet po rriten

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë sërish thirrje për vaksinim.

IKSHPK ka theksuar se varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet.

“Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 562 raste të reja.

Qytetarë të dashur!➡️ Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet!Ju lutemi!➡️…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, August 10, 2021

Related Articles