Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ripërsëritur thirrjen te qytetarët duke iu kërkuar që të vaksinohen, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky institut kanë thënë se me vaksinë qytetarët mbrojnë vetën, familjen e të afërmit.
“Qytetarë të dashur! Vaksinohuni! Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19”, kanë shkruar nga IKSHPK në rrjetin social Facebook.
Derisa, IKSHPK-ja kanë thënë dje se me vaksinim do të kalojmë valën e re të COVID-19 nga varianti Delta me më pak të sëmurë e me më pak viktima.