Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se cilësia e ujit të pijshëm në zonën e furnizimit nga Ujësjellësi i Badocit është brenda standardeve të lejuara.
Sipas analizave laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS, është vërejtur një ulje e dukshme e vlerave të manganit.
Përqendrimet më të larta të regjistruara kanë qenë nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, të gjitha brenda kufijve të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.
IKShPK ka theksuar se bazuar në këto rezultate, uji në zonën e PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije.
Instituti, së bashku me institucionet përkatëse, ka premtuar se do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe do të garantojë transparencë e informim të saktë për qytetarët.
Njoftimi i plotë: