Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku e ka kaluar me sukses trajtimin mjekësor jashtë vendit dhe tani është i gatshëm për të kontribuar sërish në futbollin e Kosovës.
Postimi i plotë i Ademit:
Sot e mirëprita në selinë e FFK-së, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ilaz Mjaku, i cili është kthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë të kaluar jashtë vendit për trajtim mjekësor.
Ai tashmë është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të vazhduar kontributin e tij për futbollin e Kosovës, e në veçanti për atë të regjionit të Ferizajt.
Ilazi është njeri i jashtëzakonshëm dhe me shpirt të futbollit.
Mungesa e tij për një periudhë ka qenë boshllëk i ndjeshëm në FFK, por tani ai është kthyer me forcën dhe vendosmërinë për të kontribuar sërish maksimalisht në sportin që e ka dashur gjithmonë.
Ilazit i dëshirova shëndet të mirë, teksa së bashku si KE i FFK-së do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta ngritur tutje nivelin e futbollit tonë.