Skuadra e Ballkanit barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Dukagjinit në fundjavën e kaluar, në ballafaqimin e xhiros së 22’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Tek klubi vendas, Ballkani kishte shumë protesta në këtë duel, pasi shpesh nuk u pajtuan me vendimet e gjyqtarit.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka përfunduar në disiplinor pasi akuzoi se komisioni i FFK’së e ka dërguar gjyqtarin për ta dëmtuar Ballkanin, meqenëse Bejtullahu vjen nga Gjilani.
Ja njoftimi i Komisionit të Garave:
” NDAJ: Kryetrajnerit të FC ”Ballkani” , Ilir Daja nr ID . .028309M66. MOTIVI: Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt , se komisioni i FFK-së qellimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit!. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini”, shkruhet në njofim.