Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se në platformën “Superpuna”, janë mbi njëmijë e 500 vende të lira pune për të rinjtë nga 18 deri në 25 vjeç.
Murati, në një postim në Facebook, shkroi se për vetëm tri javë në këtë platformë janë verifikuar mbi tremijë punëkërkues, mbi dymijë punëdhënës që ofrojnë punë, si dhe mbi njëmijë marrëdhënie pune dhe punësime.