Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot gjatë ditës ka njoftuar për hapjen e një çerdheje të re publike.
Kësaj radhe kjo qerdhe u inaugurua në fshatin Korenicë të Gjakovës.
“Çerdhe me kushte infrastrukturore shumë të mira, me ambiente të ngrohta e me staf të përgatitur për më të dashurit tanë, fëmijët”, tha Nagavci përmes një postimi në Facebook.
Ajo shtoi se ky nuk është investimi i vetëm në këtë fillim jave, pasi sipas saj pritet edhe përurimi i një salle të Edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha” si dhe vendosja e gurthemelimit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës. /Gazeta Enigma
Inagurohet çerdhja e re publike në Gjakovë, Nagavci paralajmëron edhe përurime tjera
