Incident në xhaminë e Halabakut, kjo është arsyeja (VIDEO)

Incident në xhaminë e Halabakut, kjo është arsyeja (VIDEO)

Një grup prej katër personash e penguan të caktuarin e Bashkësisë Islame, Hyzdri Murseli, për të bërë punën e tij të zakonshme, faljen e namazeve në Halabak të Podujevës.

Por në ndihmë këtij prijësi fetar i dolën tre xhematlinj, e ku e gjithë situata përfundoi në sulm fizik, ku u përdorën edhe armët.

“Katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar, që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, njofton policia.

Disa prej banorëve të fshatit i thanë Klanit, prapa kamerave, se deri të konflikti ka ardhur pasi njëri grup i përfshirë tentoi të sjellë frymë të re të faljes së namazit në xhami, e që nuk u lejua nga xhemati i moçëm.

Televizioni ishte te shtëpia e imamit Murseli, por i njëjti tha se e ka të ndaluar të deklarohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame.

Këta të fundit edhe e mbyllën përkohësisht xhaminë, ndërsa sugjeruan xhematin që të falen në xhamitë e tjera fshatrave.

Gjithë këtë situatë e ka dënuar edhe në KBI-ja e Podujevës, ku ka ftuar palët për qetësi.

“Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe e qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim sa më unifikues”, ka shkruar KBI.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka bërë kontroll në një shtëpi e ku ka gjetur edhe një fatrollë revoleje.

Ndërsa tre prej të dyshuarve vazhdojnë të jenë në arrati.

Related Articles