Incident tek Bashkia e Tiranës, përplasen sportistët me protestuesit e PD-së

Incident tek Bashkia e Tiranës, përplasen sportistët me protestuesit e PD-së

Një incident ka ndodhur në protestën e radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Në ktë incident janë përfshirë edhe dy mundës të ekipit kombëtar.

Bëhet fjalë për Zelimkhan Abakarov dhe dyshja Islam Dudaev e Chermen Valiev, të cilët ia dolën të fitonin dy medaljet e para në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Disa protestues i janë drejtuar me gjuhë agresive dhe fyese sportistëve dhe stafit të Federatës së Mundjes derisa kanë qenë duke dalë nga dera kryesore e institucionit.

Mundësit dhe trajneri i tyre ishin duke realizuar disa foto te bashkia, por janë kundërshtuar nga protestuesit e opozitës, të cilët i kanë akuzuar se “po përdoren nga Erion Veliaj”.

Me ç’rast në disa fotografi të siguruara nga A2Cnn, shihet se policia ka krijuar një mur ndarës mes protestuesëve dhe mundësve, të cilët u larguan pas disa momentesh të tensionuara. /Gazeta Enigma

Related Articles