Infektologu, Hamdi Ramadani, po e sheh si adekuate ndryshimin e masave antiCOVID për situatën pandemike.
Ramadani tha Kosova tanimë e ka kaluar pikun e variantit Omicron.
“Bazuar në rastet që kanë ra krahasuar në ditët e kaluara në mbi 2 mijë COVID pozitiv me variantin e njohur si Omicron, mendoj që vala e ka arritur atë që njihet si “piku”. Mendoj që edhe ora policore por edhe gastronomia duhet të shkojë në proporcion me këtë duke e zvogëluar kufizimin në dy apo tre orë”, tha ai në Klan Kosova.
Ai theksoi se shumë qytetarë e kanë kaluar COVID dhe variantin Omicron edhe pa u regjistruar në protokollet mjekësore.
Sipas tij tani popullata në vendin tonë ka fituar një imunitet për disa muaj.
“Mendoj që masat e përgjithshme të cilat janë maskat sidomos në restaurante, higjiena e qytetarëve dhe mbi të gjitha vaksinimi me dozën e tretë ose përforcuese”.
“Shumë qytetarë e kanë kaluar edhe COVID-19 edhe variantin Omicron pa u regjistruar në protokollet mjekësore. Ata e kanë një imunitet disa mujor katër, pesë ose gjashtë muajsh dhe është një hapësirë mendoj që këto masa e kanë dhënë efektin e tyre”. /Gazeta Enigma/.