Infermieria e Milanit mbushet me të lënduar, listës i shtohen edhe dy futbollistë

Infermieria e Milanit mbushet me të lënduar, listës i shtohen edhe dy futbollistë

Skuadara e Milanit ka probleme të mëdha me lëndime në javët e fundit.

Pas lëndimit të Leaos dhe Bennacer, lëndime kanë pësuar edhe Rade Krunic dhe junior Messias.

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori bashnjak ka pësuar një lëndim në gju, ndërsa braziliani ka probleme me muskulin aduktor.

Të dy nuk do të luajn në ndeshjen e nesërme ndaj Spezias, e vlefshme për javën e 35-të të Serie A.

Milani ka vuajtur shumë mungesën e sulmuesit portugez Rafael Leao, pasi kishte pësuar lëndim në fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Lazios., dhe nuk mundi ta ndihmonte skuadrën në humbjen 2-0 ndaj Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Po në këtë ndeshje, lëndim ka pësuar edhe mesfushori Ismael Bennacer, ku sipas testeve të para ka pësuar dëmtim post-traumatik të kërcit të gjurit të tij të djathtë, dhe sezoni për të ka përfunduar.

Related Articles