Inspektorati i Prishtinës gjobit autobusët e taksitë ilegal

Inspektorati i Prishtinës gjobit autobusët e taksitë ilegal

Inspektorati i Prishtinës mbrëmjen e së premtes ka inspektuar linjat e autobusëve e taksitë ilegal, edhe ata të rregullt ku gjatë kontrollit janë shqiptuar gjoba e konfiskuar targa.

Kjo për faktin, siç bën të ditur Inspektorati, veprimtaria e kundërvajtësve ka qenë duke u ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e kryeqytetit.

“Inspektorati i Kryqytetit sonte edhe në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook.

“Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e kryeqytetit”.

Related Articles