Inspektorati i kryeqytetit sot ka zhvilluar aksion për largimin e shitësve ambulant nga sheshet qendrore të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur vet inspektorati përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
“Sheshet janë të dedikuara për qytetarët, ndërkohë, me gjithë mirëkuptimin për nevojën e disa qytetarëve për të zhvilluar dhe punuar, aktivitetet e tyre ata duhet t’i ushtrojnë në hapësirat e dedikuara enkas për veprimtari të tilla dhe jo ne sheshet e Kryeqytetit”, ka shkruar inspektorati.