Instagram dhe Facebook me pagesë brenda muajit, njofton Meta

Instagram dhe Facebook me pagesë brenda muajit, njofton Meta

Kompania e rrjeteve sociale Meta ka vendosur të bëjë dy platformat më të ndjekura nga njerëzit Instagram dhe Facebook me pagesë në Bashkimin Europian dhe Zvicër duke filluar nga ky muaj.



Risia e këtij fakti është se versionet me pagesë të Facebook dhe Instagram nuk do të kenë më reklama. Ndërkohë që ata që do të mbajnë versionin falas të mediave sociale do të jenë në gjendje të marrin reklama dhe të vazhdojnë të ofrojnë të dhënat e tyre për to.

Kostoja e Facebook dhe Instagram ndryshon në varësi të vendndodhjes ku abonoheni. Nëse e bëni këtë nëpërmjet web-it do të paguani 9,99 euro në muaj. Nëse e bëni këtë përmes aplikacionit, kostoja do të jetë 12,99 euro në muaj, pavarësisht nëse e bëni në iOS ose në një sistem Android.

Meta thotë se abonimi ka të bëjë me të gjitha llogaritë e lidhura me atë kryesore, të paktën deri në mars 2024.

Deri më 1 mars 2024, abonimi fillestar mbulon të gjitha llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, një tarifë shtesë prej 6 euro në muaj në web dhe 8 euro në muaj në iOS dhe Android do të aplikohet për çdo llogari shtesë të listuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Related Articles