Instagram ka aktivizuar disa funksione të reja eksperimentale, të cilat janë krijuar për ta bërë aplikacionin një vend më të sigurt për adoleshentët.
Së pari, kompania ofron funksionin e paralajmëruar më parë “Take a Break”, i cili do të aktivizohet për përdoruesit në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.
Tani, kur përdoruesi kalon një kohë të gjatë duke lëvizur nëpër përmbajtjen e Instagramit, aplikacioni do t’i kërkojë atij të pushojë dhe të vendosë rikujtues për periudhën e ardhshme.
Në mars, Instagram do të lançojë një veçori të krijuar për prindërit dhe kujdestarët që do t’i lejojë ata të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në aplikacion, si dhe të vendosin kufij kohorë.
Një nga veçoritë eksperimentale, që po teston Instagram, do të përfitojë adoleshentët dhe të rinjtë nëse duan të heqin përmbajtjen dhe aktivitetin brenda aplikacionit kur ishin dukshëm më të rinj. Kjo do t’i lejojë ata të heqin në masë fotot dhe videot që kanë ngarkuar, si dhe komentet dhe pëlqimet. Ky opsion vjen nga janari.
Një tjetër funksion testimi do të zgjerohet dhe është ndalimi i të rriturve që të dërgojnë mesazhe direkte për adoleshentët që nuk i ndjekin. Në fillim të vitit të ardhshëm do të hiqet mundësia e etiketimit apo përmendjes së adoleshentëve nga të rriturit që nuk i ndjekin.
Së fundi, po eksplorohet mundësia e kufizimit të përmbajtjeve të ndjeshme që adoleshentët do të mund të shohin.