Instagrami do detyrojë adoleshentët të mos qëndrojnë online gjatë natës

Instagrami do detyrojë adoleshentët të mos qëndrojnë online gjatë natës

META duket se po përpiqet të vendos rregull.

Veçoria e fundit është opsioni që do detyrojë adoleshentët ta mbyllin Instagramin, të mos qëndrojnë online gjatë orëve të vona të natës.

Njoftimi do të shfaqet nëse një adoleshent shpenzon më shumë se 10 minuta në Instagram, qoftë duke parë story-t, ashtu edhe nëse është në kutinë e mesazheve, pra duke folur me dikë.

Në njoftimin e nxjerrë për këtë qëllim, META sqaron se arsyeja përse po e bën këtë, është sepse gjumi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë.

Gjigandi i mediave sociale ka qenë subjekt i një shqyrtimi të vazhdueshëm mbi efektet e produkteve të tij tek të rinjtë. Është goditur me padi nga disa prokurorë të përgjithshëm, shtetesh për mungesën e mbrojtjes për përdoruesit e rinj.

Një grup prej 33 prokurorësh të përgjithshëm paditi Meta në tetor, duke e akuzuar atë se synonte varësinë tek fëmijët.

Related Articles