Abdixhiku thumbon pushtetin dhe koalicionin NISMA-AAK: Po merren me mua të dy palët, ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim

Abdixhiku thumbon pushtetin dhe koalicionin NISMA-AAK: Po merren me mua të dy palët, ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar para pak minutash duke thënë se sot gjatë ditës po merren me të edhe pushteti por edhe “fronti i bashkuar opozitar” duke iu referuar kritikave të bëra ndaj tij nga deputeti Bekë Berisha.



Abdixhiku ka thënë se kur bëhet fjalë për LDK-në, bëhen bashkë pushteti bashkë me “frontin opozitar”.

Ai ka thënë se mbase po përgatiten për bashkëpunim të gjatë e që ndoshta matjet “pa propagandë” i frikësojnë.

Kreu i LDK-së tutje ka shkruar se “Rruga e Re” e LDK-së është zgjidhja dhe se LDK s’është “as si këta e hiç e hiç si ata”.

Sipas Abdixhikut qeverisë së LDK-së nuk i merr 4 vite kohë për ta përfunduar një gjysmë autostrade e as nuk i falë 54 milionë euro për “Bechtel”.

Reagimi i plotë:

 Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”.  Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë.

Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë.

Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha.

Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë.

Related Articles