“Kosovës do t’i duhen 62 vjet për tu anëtarësuar në Bashkimi Evropian”.
Kështu thuhet në gjetjen institutit EPIK, bazuar në arritjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për përmbushur reformat e kërkuara nga BE për periudhën 2019-2021.
Në hulumtimin “EU Kosovo Scorecard 2021”, Instituti në fjalë ka arritur të kuantifikojnë të gjeturat e Raportit të BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të gjithë kapitujve të BE-së.
Sipas drejtorit ekzekutiv të këtij instituti, Demush Shasha, qëllimi i projeksionit se vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet 38 deri në 68 vjet për tu bërë gati për anëtarësim në BE është për të treguar ngadalësinë e zbatimit të reformave evropiane.
“Në këto tre vite vendet e rajonit nuk kanë bërë po thuaj se asnjë përparim serioz në ndërmarrjen e reformave Evropiane. Tre vite janë pothuaj gjysmë dekade”.
Sipas tij fajtor në ngadalësimin e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në BE nuk janë shtetet anëtare të unionit, por elitat politike të Gadishullit.
“Problemi i procesit integrues nuk gjendet në Paris, Hagë apo Berlin – është këtu në mesin tonë në Beograd, Tiranë dhe Shkup. Asnjë vullnet i Macronit apo Merkelit, nuk mund të plotësoj mungesën e vullnetit të Vuçiçit apo Ramës”, vazhdon më tej ai.
Sipas këtij publikimi, Malit të Zi do t’i duhen 38 vjet për tu anëtarësuar në BE, e cila e prinë edhe listën e Institutit EPIK për sa i përket viteve se sa i duhen vendeve ballkanas për tu anëtarësuar në BE.
I fundit në listë gjendet Bosnja dhe Hercegovina, pasi bazuar projeksionit të institutit, Bosnjës do t’i duhen 68 vjet për të qenë pjesë e bllokut.
“Vendet e Ballkanit ndahen në 3 grupe sa i përket përgatitjes për anëtarësim në BE. Në grupin e parë janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Këto vende konsiderohen “lidere” të procesit të zgjerimit. Në grupin e dytë janë Kosova dhe Bosnja të cilat janë në fund të procesit të zgjerimit. Ndërsa, në mesin e këtyre dy grupeve qëndron Shqipëria”, thuhet në publikimin e fundit të Institutit EPIK.