Tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë filluar mobilizimin e madh për sfidën kryesore të tyre këtë sezon, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e tyre e zemrës, do të përballet në finale të Kupës së Kosovës ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” më 26 maj.
“Bardhekaltërit” kanë publikuar një fotografi në faqen e tyre zyrtare për të treguar se mobilizime veçse ka filluar.
Edhe nga tabori tjetër i llapjanëve pritet të ketë organizim të madh, ku “Legjendat” kanë paralajmëruar udhëtim.
/Gazeta Enigma/