Klubi Futbollistik “Drita” do ta zhvilloj ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës finlandeze Inter Turku në kuadër të Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanase në ndeshjen e parë e zhvilluar në Finlandë ka pësuar humbje me rezultatin minimal 1-0, shkruan Gazeta Enigma.
“Bardhekaltërit” shpresojnë në rikthim të rezultatin, duke parë edhe ndeshjen e parë e cila ishte e dominuar nga ta, por që fati nuk ishte me nënkampionen.
Tifozët e klubit, “Intelektualët” kanë paralajmëruar udhëtim drejt Prishtinës për të përkrahur skuadrën e zemrës.
Ndeshja mes Dritës dhe Inter Turkut do të zhvillohet ditën e marte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Më poshtë e gjeni njoftimin e tifozëve: /GAZETA ENIGMA/