Në Stadio Olimpico në Romë zhvillohet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Fiorentinas dhe Interit.
Për të arritur në finale, Nerazzurrët eliminuan rivalin e përbetuar, Juventus, derisa Viola u tregua më e fortë se Cremonese.
Trajnerët Vincenzo Italiano dhe Simone Inzaghi do t’i vënë përballë taktikat e tyre në përpjekje për ta fituar trofeun.
Formacioni startues i Fiorentinas: Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Amrabat, Castrovilli; Ikone, Bonaventura, Nico Gonzalez; Cabral.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.
Theksojmë se Nerazzurrët janë në garë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi në finalen e 10 qershorit në Stamboll do të përballen me Manchester Cityn.
Në garë për një trofe evropiane është edhe Viola që më 7 qershor do të luajë përballë West Ham Unitedit në Pragë për trofeun e Ligës së Konferencës.