Inter vazhdon drejt titullit kampion, triumfon bindshëm në derbin ndaj Romës

Inter vazhdon drejt titullit kampion, triumfon bindshëm në derbin ndaj Romës

Interi ka fituar ndeshjen derbi ndaj Romës me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është treguar shumë i fortë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi ka fituar pa vështirësi derbin, duke shkuar në një seri prej katër fitoreve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më konkrete të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 30-të me anë Denzel Dumfries, i cili shënoi për 1-0 pas një asistimit milimetrik të Hakan Calhanoglu.

Për golin e dytë u përkujdes mesfushori kroat, Marcelo Brozovic që në minutën e 40-të shënoi një supergol për 2-0.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri ishte skuadër më e mirë dhe më kompakte, duke menaxhuar më mirë lojën dhe duke shënuar edhe një gol tjetër, teksa një në fund e shënoi edhe Roma.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të me anë të Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë për 3-0.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm Roma arriti t’i ndryshoj shifrat, pasi Henrikh Mkhitaryan (85’) vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në pozitën e parë me 72 pikë, ndërsa Roma renditet e pesta me 58 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë ndaj Bolognas ndeshjen e mbetur, ndërsa Roma gjithashtu në gjiron e rregullt luan me Bolognan.

Related Articles