Interi ka marrë një fitore të rëndësishme 4:3 në ndeshjen e kësaj xhiroje në Serie A kundër Fiorentinës.
‘Nerazzurret’ e nisën më mirë ndeshjen, pasi qysh në minutën e 2` realizuan me anë të Nicolo Barella.
Në minutën e 15` ishte Lautaro Martinez që dyfishoi epërsinë për Interin.
Në minutën e 33` Fiorentina arritën të ngushtojnë epërsinë, pasi nga pika e bardhë shënoi Cabral.
Pjesa e parë u mbyll 2:1 në favor të mysafirëve.
Në pjesën e dytë Fiorentina arritën të barazojnë shifrat.
Në minutën e 60`, Ikone e çoi në 2:2 rezultatin e ndeshjes.
Në minutën e 73` ishte Lautaro Martinez, që nga penalltia shënoi për të rikthyer epërsinë Interit.
Por, Fiore nuk u ndalë, pasi në minutat shtesë arritën të barazojnë shifrat sërish, me Luka Jovic.
Mirëpo fjalën e fundit e thanë sërish Interi, pasi arritën që për herë të dytë të rikthejnë epërsinë.
Në minutat shtesë Mkhitaryan shënoi për 4:3.
Me këtë fitore Interi ka 21 pikë në vendin e shtatë, kurse Fiorentina ka 10 në pozitën e 13.