Interi i shkruan letër të hapur Christian Eriksenit

Interi i shkruan letër të hapur Christian Eriksenit

Inter i ka shkruar një letër të hapur për Christian Eriksen, duke i bërë të ditur se e mbështetsin në këto momente të vështira

Lojtari 29-vjeçar pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës javën e kaluar. Atij iu dha CPR urgjente në fushë dhe më pas u dërgua në spital, derisa gjendja e tij u stabilizua.

Eriksenit iu vendos një defibrilator zemre dhe u lirua dje (e premte) nga spitali.

Inter lëshoi ​​një letër të hapur për mesfushorin e tyre i cili mund të mos kthehet për të luajtur në Serie A.

“Nuk ishin ditë normale, ato që numëronim nga e shtuna, nga ato momente që na dukeshin kaq të gjata dhe pa kuptim, kur gjithçka që donim ishte që ajo të ishte një ëndërr e keqe. Për fat të mirë, ne zgjohemi edhe nga makthet më të këqija”, thuhet në letër.

“Në heshtjen me respekt të këtyre ditëve, ne kemi mbledhur të gjitha mendimet tona, lutjet tona, madje edhe psherëtimat tona: Ato të lehtësimit, për fotot dhe azhurnimet që vijnë nga një vend që nuk e dinim deri para disa ditësh, Rigshospitale në Kopenhagë”.

“Të martën në mëngjes erdhi momenti më i mirë: Një foto, një buzëqeshje, një bravo. Dhe një mesazh çlirimtar: ‘Përshëndetje të gjithëve, faleminderit shumë për mesazhet tuaja nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë’”.

“Atje ishe, Christian Eriksen. Një tjetër hap përpara u hodh të premten: Operacioni, dalja nga spitali dhe vizita te shokët e tij të skuadrës: ‘Ishte e pabesueshme të shihje sasinë e mesazheve që më keni shkruar. Operacioni shkoi mirë dhe, duke marrë parasysh rrethanat, jam mirë. Ishte e mrekullueshme të shihja përsëri shokët e mi të skuadrës pas ndeshjes së shkëlqyeshme që ata luajtën natën e kaluar, dhe unë padyshim që do të bëj tifo për ta të hënën kundër Rusisë’”.

Related Articles