Interi ka pësuar humbje në xhiron e shtatë kampionale në Serie A nga Udinese në udhëtim.
“Neurazzurët” pësuan 2:1 me përmbysje të rezultatit në “Dacia Arena”.
Barella ia dhuroi avantazhin zikaltërve vetëm pas pesë minutave lojë.
Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar shënoi gabimisht në portën e tij për t’u barazuar shifrat.
Udinese nuk u ndal me kaq, duke shënuar golin e përmbysjes në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt të takimit. Deulofeu realizoi, pas asistimit nga Bijol.
Krejt në fund të këtij dueli Arsian nga afërsia dërgoi topin në rrjetë me kokë për të shpërthyer festa në tribuna dhe në pankinën e skuadrës.
Me këtë humbje, Interi pozicionohet në vendin e gjashtë me 12 pikë, katër më pak se Udinese që tanimë merr lidershipin, të paktën deri sa Napoli, Atalanta dhe Milani të zhvillojnë ndeshjen në kuadër të kësaj jave.