Interit i ikin dy pikët në çastet e fundit, barazon me Genoan

Interit i ikin dy pikët në çastet e fundit, barazon me Genoan

Interi dhe Genoa kanë barazuar në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Seria A, me rezultat 2-2.

Fillimisht Genoa kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Alessandro Vogliaccos në minutën e 22-të, ndërkohë që 10 minuta më vonë barazoi Interi.

Vonë në pjesë të pjesë të dytë Interi përmbysi rezultatin me golin e Marcus Thuram.

Kur mendohej se po fiton ekipi nga Milano, Junior Messias shënoi në minutën 95′, për t’u ndarë në paqe. /Gazeta Enigma

Related Articles