Përkundër humbjes në ndeshjen e dytë, Liverpooli e ka siguruar “biletën” për fazën e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
“Të Kuqtë” u mposhtën 0-1 nga Interi në “Anfield Road”, por kualifikimit iu gëzuan pasi në ndeshjen e parë patën fituar 0:2, shkruan Demokracia.com.
Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm për Interin në minutën e 62-të nga distanca, por ishte i pamjaftueshëm për “zikaltrit” të eliminojnë gjigantin anglez në këtë fazë.
Vlen të përmendet se “Neurazzurët” ishin me një lojtar më pa në fushë nga minuta e 63-të kur Alexis Sanchez u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në çerekfinale ka kaluar edhe Bayern Munich që sonte e “demoloi” Salzburgun me rezultat 7:1.