Deputeti Faton Peci u pyet sot lidhur me interpretimin e LVV-së ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij është edhe “çështje e shijes”.
Ai u pyet për qëndrimet e partive të tjera politike, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile e madje edhe presidentes Vjosa Osmani, që u tha se ka një interepretim ndryshe për aktgjykimin e Kushtetueses nga ai i LVV-së.
“Po tash… çështja e interpretimit është edhe çështje e të kuptuarit ose shijes”, tha Peci.
Teksa u sqarua, ai tha se me “shijen” tha se e kishte fjalën për “shijen e të kuptuarit”.
“Tash, në funksion të kësaj, kurrkund në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet që ka deri në këtë fazë shkelje të Kushtetutës”, tha Peci.