Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se ka në plan diçka për ta ndalur Erling Haalandin e Manchester Cityt, i cili këtë sezon nuk ka të ndalur.
Inzaghi theksoi se ai do të shikohet në mënyrë të veçantë.
“Ne e dimë forcën e Cityt dhe forcën e Haaland. Ai do të shikohet në mënyrë të veçantë, si të gjithë lojtarët e tyre. Ne kemi përgatitur diçka, do të jetë i gjithë Interi ai që do të jetë i mirë për të kufizuar Cityn”, tha Inzaghi.
Finalja mes Manchester Cityt dhe Interit do të zhvillohet nesër nga ora 21:00 në Stamboll.