IPK: Incidenti me armë zjarri në Rrugën B s’ndërlidhet me detyrën zyrtare

IPK: Incidenti me armë zjarri në Rrugën B s’ndërlidhet me detyrën zyrtare

Incidenti me armë zjarri i cili ndodhi sonte te Rruga B në Prishtinë, ku i plagosur mbeti zyrtari i IPK-së, Arsim Beqiri nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare.

Kështu ka konfirmuar Arbër Beka nga IPK. Ai tha se aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar.

“IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Beka.

Related Articles