IPK jep detaje për arrestimin e zyrtarit policor që dyshohet se dhunoi një grua

IPK jep detaje për arrestimin e zyrtarit policor që dyshohet se dhunoi një grua

Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar sot një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “ngacmim” dhe “dhunim”.

IPK-ja ka bërë të ditur se dy ditë më herët kishte pranuar informacione nga policia dhe ankuesja e cila e ka denoncuar rastin në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve”.

“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më tej, bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.

Related Articles