IPK rekomandon suspendimin e rreshterit në Leposaviq, dyshohet për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”

IPK rekomandon suspendimin e rreshterit në Leposaviq, dyshohet për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton se ka parashtruar kërkesë të Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu, për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu.

IPK e ka rekomanduar suspendimin e tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Ky  rast  në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, njofton IPK.

Related Articles