Pesëdhjetë e pesë iranianë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara do të kthehen në vendin e tyre në ditët në vijim, tha të dielën ministria e jashtme e Iranit, në deportimin e dytë të tillë nën masat e rrepta të Presidentit Donald Trump kundër imigracionit.
Në shtator, zyrtarët thanë se ShBA-ja kishin identifikuar rreth 400 iranianë që do të deportoheshin, me një fluturim të parë me 120 persona që do të udhëtonte drejt Teheranit nëpërmjet kryeqytetit të Katarit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Në ditët në vijim, rreth 55 shtetas do të kthehen në Iran… Ky është grupi i dytë që po kthehet në Iran në muajt e fundit”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, duke shtuar se deportimet nga ShBA-ja bazoheshin në “arsye politike dhe politika anti-migrante që janë kundër ligjit ndërkombëtar”.
